Demi Lovato, 21 vjeç, superstar i matur
Ajo është një këngëtare dhe aktore e njohur e cila fillimisht e nisi karrierën e saj në Disney përkrahë Kevin, Nick dhe Joe Jonas të cilët formonin grupin Jonas Brothers por tani kanë konfirmuar se janë vetëm vëllezër dhe grupi i tyre ëhstë shpërbërë pasi djemtë kanë vendosur ta vazhdojnë karrierën e tyre të vetëm por jo vetëm. Demi Lavato numëron dhe të tjerë kolegë me të cilët ka ndarë role të ndryshme dhe ka korrur një sukses të merituar sic është ylli i popit Selena Gomez.
Së fundmi krijuesja e hitit `Heart Attact` i cili i ka dhuruar miliona klikime ka pozuar dhe ka dhënë një intervistë për revistën Latina e cila pritet të dal në muajin Dhjetor të këtij viti. Në fotografitë e shkepura vjeçarja shfaqet me një look vërtet magjepsës i cili të lë pafjalë. Në fotografinë e parë ajo është shfaqur si një femër latine e vërtetë me buzkuq dhe një fustan të kuq të ndezur, ku paraqitet serioze. Ndërsa tek një tjetër këngëtarja dhe aktorja shfaqet me një fustan të bardhë duke parë një peisazh në të djathtën e saj. Në intervistën e dhënë Demi Lavato ka shpjeguar se dëshiron të bëhët nënë sa më shpejt të jetë e mundur. Ajo shtoi :"Unë jam një vajzë nga Texas dhe si e tillë ëndrra ime është të bëhem nënë e një numri të madh fëmijësh sa më shpejtë të jetë e mundur. " Sigurisht që më të tilla deklarata ajo atrriti të na habiste por më pas vazhdoi :"Por unë jam 21 vjeç dhe e di që gjithçka duhet të ndodh në kohën e duhur dhe koha e duhur për mu nuk është tani." Pasi u pyet lidhur me mashkullin e endrrave anëtarja e jurisë së X-Factor të sezonit të tretë u përgjigj :"Mbi të githa jam duke kërkuar për dikë që të më bëjë të qesh."