Jada Smith model i ri flokësh, furtunë teorish konspirative !!!

Aktorja e njohur me famë botërore dhe njëkhësisht bashkëshortja e të famshmit Will Smith, Jada, është shfaqur me një look mahnitës dhe tërësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim të paraqitet nëpër evenimente të ndryshme. Aktorja u paraqit gjatë ditës së Hënë në evenimentin Make Equality Reality. Ajo e cila u vu re në mënyrë të menjëhershme ishte ndryshimi i modelit të flokëve të saj i përngjashëm me atë të adoleshentëve të kohëve të sotme.Ylli i shumë filmave u paraqit me një fustan të mbardhë me ngjyra të ndërthuruara, linja perfekte trupore, dhe flokët e kapura por ne pjesët anësore i kishte rralluar floket dhe kishte preferuar ta lyente me ngjyrë të verdhë. Mendohet se për këtë model të ri ajo u frymëzua nga Tina Turner e cila kisht një prerje të ngjashme në vitin 1985 si dhe nga ai i vazjës së saj të vogel Willow Smith. Ky evenimet u zhvillua në nder të Joss Whedon me te cilin Jada nuk humbi rastin të shkrepte një fotografi.Kohet e fundit Jada është lakuar edhe për fotografitë e publikuara së bashku me rapperin 2Pac i cili është ndarë nga jeta shumë vite më parë. Ata të dy ishin njohur që në vitet e gjimnazit dhe kishin krijuar një miqësi të fortë ose e thënë ndryshe të pathyeshme por jo vetëm. Emri i aktores është lakuar së fundmi pasi janë hedhur hipoteza se ajo dhe bashkeshorti i famshëm Will Smith i kanë dhënë fund martesës së tyre 16 vjecare. Këto thashetheme nisën pasi ata nuk janë parë më në publik që nga muaji gusht i këtij viti dhe nëpër evenimente ose festa të ndryshme janë paraqitur të pashoqëruar nga njëri-tjetri.