Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas, përsëri bashkë
Lajmet rreth ndarjes së Catherine Zeta Jones nga bashkëshorti i saj Michael Douglas, ishin ato të cilat na lanë pa fjalë sapo i dëgjuam, pasi nuk mendonim se martesa e tyre do të merrte fund pas kaq shumë vitesh. Çifti ishin shfaqur gjithnjë shumë të lidhur me njëri tjetrin në publik dhe të dashururar njësoj si ditën e parë. Por pasi u përhapën fjalë të ndryshme , dy aktorët bënë me dije nëpërmjet përfaqësuesit të tyre se gjithçka e thënë ishte e vërtetë.
Krahas tyre, këtë ndarje po e përjetonin dhe dy fëmijët që kanë nga kjo martesë, 13-vjeçari Dylan dhe 10-vjeçarja Carys. Por gjithçka përfundoi vërtetë shumë shpejt, pasi Michael pohoi pak javë më parë duke thënë :"Fakti se unë dhe Catherine po jetojmë të ndarë , nuk do të thotë që gjithçka do të finalizohet me divorc. Ne thjesht po marrim pak kohë në dispozicion për të rregulluar mosmarrëveshjet tona, dhe mund të them se ndihem vërtet optimist për atë që mund të ndodhi më pas."
Me këto fjalë aktori nënkuptoi se shpresonte shumë që në një të ardhme jo shumë të largët, gjithçka mes tyre do të rregullohet.Por ata janë përsëri bashkë, dhe tashmë ky është një fakt i kryer. Burime të afërta me ta pohuan se Michael momentalisht jeton së bashku me 44-vjeçaren dhe dy fëmijët në apartamentin e tyre në New York. Një burim ka shtuar:
" Pak orë përpara se Michael të shfaqej në premierën e filmit të tij më të ri “Last Vegas”, ajo i telefonoi për t`i uruar fat të mirë dhe ai e falenderoi duke përdorur fjalë dashamirëse njësoj si atëherë kur jetonin së bashku".Së fundmi aktori ka marr pjesë në një film komedi të quajtur “Last Vegas”, përkrahë hollywoodianit Robert de Niro.