Jay Z i marrosur pas Blue Ivy Carter !!!

Jay Z asnjëherë nuk e e ka fshehur marrëdhënien e tij me të bijën Blue Ivy Carter. Ai gjithnjë ka pohuar nëpër intervista të shumta se do t`i jap asaj gjithçka që babai i tij nuk mundi t`i jepte. Krahas shumë arsyjeve të tjera, mungesa e dashurisë nga babai ishte shkaku kryesor përse rapperi me famë botërore pati një fëmijëri dhe adoleshencë të mjerueshme. Dhe që në momentin kur Blue Ivy ka ardhur në jetë ai eshtë kujdesur t`i kushtojë asaj vëmendjen maksimale si dhe t`i gjendet pranë gjithnjë. Në çdo shfaqje të tyre në publik Jay është fotografuar duke e mbajtur të voglën në krahë dhe duke ndarë puthje të shpeshta.Dhe së fundmi ai është fotografuar përsëri me vajzën 22 muajshe gjatë njëmesdite. Por ndryshe nga herët e tjera kjo foto nuk është shkrepur nga asnjë fotograf por nga bashkëshortja e tij, krijuesja e hitit `Halo` Beyonce. Këngëtarja e ka postuar këtë fotografi në profilin e saj të rrjetit social facebook ku pëlqimet dhe komentet e shumta pozitive ishin ato që nuk mungonin. Por një tjetër mënyrë që Jay Z e ka shprehur dashurinë që ka për të bijën ka qenë dhe kënga që i ka dedikuar vetëm dy ditë pasi ajo lindi `Glory`.Dhe mesa duket kënga e 43 vjeçarit nuk do të jetë e vetmja që i është dedikuar Blue Ivyt, nëna e saj Beyonce do të publikojë së shpejti një tjetër këngë për të bijën të quajtur `GOD MADE YOU BEAUTIFUL ` ose e përkthyer ndryshe `ZOTI TE BERI TY TE BUKUR.` Këtu ajo do të shpreh cdo ndjenjë të bukur që ka përjetuar gjatë gjithë kësaj kohe që ka patur rolin e nënës. Krahas kësaj pritet që në datën 25 nëntor ajo të publikojë një dakumentar të jetës së saj i quajtur `Life is But A Dream.`