Studimi: Europianët braktisin tryezën familjare

Pas nje studimi te kryer ne Britanine e Madhe, eshte zbuluar se me pak se gjysma e familjeve ne Europe, ulen se bashku ne tavoline per te ngrene vaktet e dites. Studimi tregon se vetem 49 perqind e familjeve e hane darken sebashku ne tavoline, ndersa darkat qe hahen perpara televizorit po behen gjithmone e me te perhapura.Studiuesit testuan 713 prinder, per te zbuluar menyren se si ata hane dhe zbuluan se me shume se 14 perqind e familjeve bene te ditur se nuk hane kurre vakte se bashku dhe shpesh ulen perpara televizorit per te konsumuar ushqimin.Kjo menyre te ngreni eshte lidhur me ngrenien e tepruar. Eshte e lehte te konsumosh sasi te medhaja ushqimi perpara televizorit pa menduar rreth asaj qe po ha dhe a je ngour apo jo.Studiuesit thone se do te ishte shume e shendetshme nese prinderit do te fiknin televizorin dhe do ta zhvendosnin vendin e ngrenies ne tavoline larg kolltukut. Kjo gje do te ndikonte pozitivisht edhe tek femijet, te cilet marrin shembull sjelljen e prinderve te tyre.Do te ishte mire qe sa me shume familje ta mbanin teknologjine larg tavolines se ngrenies dhe te bashkebisedonin me njeri-tjetrin.Disa prinder heqin edhe celularet nga tavolina, gje qe u meson femijeve se vaktet me familjen jane te rendesishme. Padyshim qe oraret e punes e bejne te veshtire organizimin e te ngrenit te gjithe familjes ne nje kohe, por atehere kur eshte e mundur, eshte e rendesishme qe familjet ta shfrytezojne kohen per te ngrene se bashku.Shpesh tavolina e ngrenies eshte e kolonizuar nga laptopet, dokumentet e punes etj. Por nje tavoline e paster te fton te hash rreth saj.