Eminem, “Artisti i vitit” në “Youtube Music Awards”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2013, 13:15
Reperi i njohur Eminem është zgjedhur “Artisti i vitit” në evenimentin muzikor “Youtube Music Awards”. Ndërsa Këngëtarja Taylor Swift fitoi çmimin “Phenomenon award” me këngën “I Knew You Were Trouble”.Të nominuarit u përzgjodhën sipas numrit dominues të komenteve, fansave dhe pëlqimeve në këngët e tyre të publikuara në “Youtube”.Në këtë organizim muzikor, këngëtarja Lady Gaga performoi këngën e saj të re “Dope”. Video e vitit u përzgjodh kënga “I Got A Boy” nga grupi i vajzave “K Pop”, nga Korea e Jugut. Ceremonia e ndarjes së çmimeve është mbajtur të dielën në Nju Jork.