Interneti rrit shanset për t'u prekur nga depresioni

Studime të ndryshme tregojnë se njerëzit që kalojnë shumë kohë në internet kanë më tepër mundësi që të vuajnë nga depresioni.Psikologët e universitetit në qytetin anglez të Leeds kanë studiuar se si një grup prej 1319 njerëzve të moshës 16-51 përdorin internetin, dhe rezultatet janë krahasuar me nivelin e simptomave të depresionit.Ata gjetën se 1.2 për qind e pjesëmarrësve të sondazhit, kryesisht të rinj, janë në varësi të internetit dhe se këta përdorues kanë shenja shumë të rënda të depresionit.Simptomat e depresionit ndryshojnë nga personi në person, por përfshijnë probleme me gjumin, dëshpërim, humbja e oreksit, nervozizëm dhe probleme me përqëndrimin.