Sarah Jessica Parker i bashkohet Twitter bashkë me VIP-at e tjerë
Pak kohë më parë u bë me dije se më në fund aktorja e njohur dhe njëkohësisht ish bahskëshortja e Tom Cruise Katie Holmes i ishte bashkuar twitter dhe numëronte një numër të konsiderueshëm ndjekësish në fare pak ore pasi e hapi. Twitter është një ndër rrjetet sociale më të preferuar të vipave , sidomos atyre hollywoodianë.Kryesisht ata e përdorin për të rënë në sy të gazetarëve me statuset e postuara ose për të suprizuar fansat me fotografitë e tyre më të reja. Por duket se aktorja dhe nëna e Surui Cruise e cila momentalisht është në xhirimet e një tjetër filmi në Afrikën Jugore nuk ishte e vetmja.Mbrëmjen e djeshme një tjetër aktore ju bashkua këtij rrjeti social duke fituar 11 orë , 440.000 ndjekës dhe ajo ëhstë Sarah Jessica Parker. Kjo e fundit më në fund vendosi t`i bashkohej twitter njësoj si kolegët e saj në kërkimk të një mbështetje më të madhe nga ana e fansave të saj.Në fotografinë e profilit aktorja 48 vjecare nuk kishte preferuar të shfaqej e tëra por kishte vënë syrin e saj. Statusin e saj të parë Sarah e shfrytëzoi për të njoftuar seritë e reja të AOL Në Yourk Ballet. Aktorja sapo ka promovuar këtë serial të ri gjatë ditës së hënë. Sarah u shfaq me neje fustan ngjyrë të ëmbël, një xhaketë të zezë lëkure me gura , këpucë me taka dhe një cantë. Por ajo e cila ra në sy në mënyrë të menjëhershme ishte varsja e saj e kushtueshme prej diamanti.