Tammara Ecclestone më e lumtur se kurrë në plazhet e Abu Dhabi-t
Ylli i Formula 1 Tamara Ecclestone vetëm 1 muaj në parë bëri me dije për të gjithë publikun dhe fansat e saj se shumë shpejt është gati t`i urojë mirëseardhjen në botë fëmijës së saj të parë së bashku me bashkëshortin Jay Rutlend. Dhe tani çifti janë shfaqur në Abu Dhabi për të kaluar disa ditë pushimi në bregdetin e tyre të preferuar. Tamara u shfaq e veshur me një palë bikini me ngjyra të ndërthurura. Ndërsa Jay qëndonte pranë saj dhe shpesh e përqafonte.
Ata u panë të ndanin shpesh puthje dhe përqafume mes tyre, njësoj si disa muaj më parë kur e finalizuan dashurinë e tyre me martesë. Çdo hap që ata kanë hedhur është cilësuar nga personat e jashtëm si i shpejtë dhe i nxituar por jo për ata. Vetëm një muaj pasi nisën romancën ata vendosën të martoheshin dhe pasi kanë kaluar 6 muaj pas njohjes së tyre janë duke pritur një foshnjë, për të cilën si Tamara ashtu dhe Jay dëshirojnë që t`i përkas gjinisë femërore.
Në një intervistë të dhënë bukuroshja ka shtuar :"Ndryshe nga shumë nëna te tjera unë nuk do ta lë gjininë e femijës surprizë. Në momentin e parë që do të më jepet mundësia do ta zbuloj. Kam nevojë ta di që të planifikoj gjithçka dhe kur të vijë në jetë gjithcka të jetë gati." Më pas 29 vjecarja konfirmoi se të njëjtin mendim ndante dhe bashkëshorti i saj milioner.