Lea Michelle rrëfehet : Kush më qëndroi pranë pas vdekjes të Cory-t
Aktorja e njohur e Glee Lea Michelle është lakuar vërtetë shumë nga mediat kohët e fundit pasi humbi të dashurin e saj Cory Monteith si pasojë e kombinimit të drogës dhe alkolit. Ajo çdo ditë e më shumë është duke na provuar se po përpiqet të eci përpara, edhe përse pa krahun e saj të djathtë. Dhe më në fund pozuar për revistën ELLE për herë të parë pas tragjedisë së ndodhur në jetën e saj. Në fotografinë e kopertinës ajo Lea shfaqet më joshëse se kurrë, me një këmishë të bardhë dhe xhinse.Por aktorja nuk ka humbur rastin të jap dhe një intervistë ku të shpjegojë gjithcka që është duke ndodhur momentalisht me të , si dhe cili ishte personi që e ka mbështetur më shumë. 27 vjecarja përmendi menjëherë emrin e Kate Hudson e cila jo vetëm që ishte treguar një mike e vërtetë por edhe i kishte ofruar shtëpinë e saj. Fillimisht të dy aktoret janë njohur në xhirimet e serialit Glee në vitin 2012, kur Kate mori përsipër të luanter rolin e mësueses së kërcimit të Rachel Berry.Lea ka shtuar :"Isha e tronditur dhe e vetmja gjë që më erdhie në mendje ishte të telefonoja Kate. E pyeta se cfarë të bëja pasi shtëpia ime ishte e mbushur me gazetarë. Ajo menjëherë më ofroi shtëpinë e saj ku qëndrova për ditë të tëra por jo vetëm. Kate gjithashtu lejoi të gjithë familjarët dhe miqtë e mi të vinin e të qëndronin me mua sa të donin. Nuk do ta harroj kurrë këtë veprim të saj dhe i jam vërtetë mirënjohëse. "Që nga ai moment 34 vjecarja dhe Lea janë bërë të pandashme dhe këtë e vërtetojnë shumë fotografi të shkrepura. Aktorja gjithashtu ka shpjeguar se po bën më të mirën e saj për të qëndruar e fortë, pasi këtë gjë do të dëshironte dhe Cory. Lea tha :"Dëshira e Coryt do të ishte që unë të ndihmoja njerëzit e tjerë me të njëjtin problem që ta kalonin por unë nuk e di nëse do mundem që ta bëj. Unë nuk di si ta bëj ktë."