Bieber goditet me shishe në Brazil

Justin Bieber është goditur me shishe uji gjatë një koncerti në Brazil dhe menjëherë pas kësaj 19-vjeçari është larguar nga skena për të mos u kthyer më.“Justin Bieber u largua pa kënduar një nga këngët më të famshme të tij dhe publiku nisi ta këndonte vetë. Të gjithë po prisnim që ai të kthehej për ta mbyllur koncertin pavarësisht incidentit, por pas gjysmë ore doli stafi i tij duke mbledhur pajisjet. Edhe një herë tjetër Justin Bieber tregoi se është i papjekur.” u shpreh Felipe Gladiador, i cili bëri përmbledhjen e koncertit për faqen braziliane G7.