Miley Cyrus i shkruan një letër Liam Hemsworth!!!

Këngëtarja e njohur Miley Cyrus më në fund duket se ka nisur të ndjejë mungesën e Liam Hemsworth kaq kohë pasi i dhanë fund fejesës së tyre një vjecare. Fillimisht cifti janë njohur dhe kanë nisur romancën e tyre në vitin 2010 pasi u takuan dhe xhiruan filmin The Last Song. Në këtë film Miley kishte rolin e Hannah Montanës ndërsa Liam rolin e një djali fshatar me të cilin ajo u dashurua dhe jetoi atë që nisi. Por pas performancës në MTV gjithcka nisi të ftohej mes tyre dhe pak ditë më pas ata bënë me dije se i kishin dhënë fund gjithckaje.Në intervista të shumta 20 vjecarja pranoi se gjithcka që ndjente për të nuk ekzistonte më prej kohësh madje edhe përpara se të ndaheshin ,dhe kjo na bëri të mendonim se Miley ishte gati të niste një romancë tjetër pasi e kishte harruar aktorin, por jo. Një burim i cili është në dieni të një pjese të mirë të gjërave që ndodhin në jetën e saj ka konfirmuar për The Sun :"Tani Miley ka nisur të mendojë seriozisht për aktorin Australian dhe është duke e vuajtur ndarjen nga ai. Fillimisht mendoi se mënyra më e mirë për t`ja treguar atë që ndjen Liam do të ishte me anë të disa këngëve, por e me pas u mendua dhe veproi ndryshe."Më pas shpjegoi se gjatë këtyre momenteve më e mira do të ishte që Liam të dinte cpo ndodhte me të dhe dëshirën e MIleyt për ta takuar, burimi vazhdoi :"MIley i ka shkruan një letër atij ku ka shprehur hapur gjithcka dhe i ka kërkuar falje për sjelljen e pahijshme ndaj tij pë rnjë kohë vërtetë të gjatë. Ende nuk dihet përgjigja e Liam por shumë shpejt do ta mësojmë." Së fundmi aktori ëhstë fotografuar në premierëne filmit të tij më të ri përkrahë vëllait Chris.