Përplasen 2 avionë në ajër, ja fotot
Hedhja e fundit me parashutë, për pak sa nuk u kthye në tragjedi për ta.Një grup prej 11 parashutistësh profesionistë i shpëtuan mrekullisht përplasjes së dy avionëve të vegjël në qiellin e Wisconsin në Shtetet e Bashkuara.
Avionët me dy grupe parashutistësh po manovronin për të kryer një hedhje në grup të tyre, por në një moment diçka shkoi keq dhe njëri prej avionëve goditi tjetrin.
Fatmirësisht duke qenë parashutistë profesionistë, të 10 personat në bord, përfshirë këtu një pilot, e kuptuan se cfarë ndodhi dhe nxituan të hidheshin menjëherë, ndërsa piloti tjetër në avionin më pak të dëmtuar nga përplasja, mundi të ulë atë në tokë pa rrezikuar jetën.
E gjithë skena e frikshme është filmuar nga kamerat e vendosura mbi kokë të parashutistëve.


