James Arthur, tregon për flirtimet dhe romancat që e rrethojnë
Ai fillimisht u bë i njohur pasi këndoi si asnjëherë këngën e Shontelle Impossible dhe pasi u shpall fitues i X-Factor në vitin 2012. Bëhet fjalë për James Arthur i cili ka hedhur në treg klipin e tij më të ri që quhet You`re Nobody Till Somebody Loves You dhe për një muaj numëron mbi 3 milion klikues, krahas komenteve të shumta ku dominojnë ato pozitivet. Prr duke mos dashur që fansat e tij të kenë kontakt me të vetëm nëpërmjet këngëve , James ka dhënë dhe një intervistë për MailOnline ku është shprehur hapur me gjithcka që mendon.Fillimisht britaniku sqaroi thasehthemet e përhapura lidhur me romancën e tij të supozuar së bashku me këngëtaren shqipëtare Rita Ora e cila shumë muaj më parë ndan një lidhje me Calvin Harris. James tha :"Jo kjo nuk është e vërtetë. Unë dhe Rita Ora nuk kemi patur asnjëherë një romancë. Mbase të tilla fjalë qarkullojnë për shkak se unë jam pak flirtues në vetvete. " Dhe menjëherë pas kësaj gazetari mori shaksë ta pyeste lidhur me Caroline Flack dhe përsëri ai dha nje përgjigje negative kur erdhi puna tek romanca por nuk e mohoi se dhe me të kishte flirtuar pak.Më pas ai pranoi pa vështirësi duke thënë:"Nuk më vjen turp të them se kur bëhet fjalë për romancat dhe lidhjet me femrat nuk jam në fazën më të lartë. Jam ende duke mësuar."James Arthur pranoi se nuk mendonte se ishte një mashkull jashtëzakonisht tërheqës dhe paraqitjes së jashme nuk i kushton rëndësinë më të madhe. Dhe këtë këngëtari e ka vërtetuar duke vënë tela për të rrëgulluar dhëmbët e tij pavarësisht moshës 25 vjecare.