“Geisha”Lady Gaga skandal në Halloween, puth në buzë fansen
Lady Gaga nuk bën pjesë në kategorinë e artistëve të cilët presin Halloween për të veshur një kostum fantastik .
Megjithatë, me rastin e festës së famshme, pop starja e njohur ka bërë një tjetër paraqitje eksentrike, duke u përpjekur që të arrij sërish veten.
Për të dalë nga hoteli ku ajo ishte duke qëndruar, “Hotel Langham” në Londër dhe për tu takuar me fansat e saj, të cilët ishin mbledhur jashtë hotelit duke pritur për të parë atë dhe për ti marrë asaj një autograf, ajo vendosi të vishej geisha .
Duke mbajtur në dorë një çadër të bardhë, e cila më tepër të kujtonte e cila një guaskë të madhe të bardhë, dhe gjithashtu një kimono të bardhë me lule qershie dhe ura të stampuara në të, ajo eci ngadalë-ngadalë, si një geisha e vërtetë drejt fansave që vazhdimisht thërrisnin emrin e saj.
Me lehtësinë më të madhe, Lady Gaga iu afrua një vajze bjonde, e cili ishte duke pritur për një autograf, dhe i dha asaj një puthje në buzë.
Por nuk mbaroi me kaq, pasi pas puthjes së parë, ajo bëri të njëjtin veprim edhe me dy admiruese të tjera, të cilat të habitura nuk mundën të kuptonin se çfarë kishte ndodhur.
