“Kleçka”, Limaj paraqitet në EULEX

Fatmir Limaj është paraqitur në qendrën Alpha të EULEX-it në Fushë Kosovë, ndërsa pas pak pritet që ai t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës supreme të Kosovës.Bajram Tmava, avokat mbrojtës i të arrestuarit të sotëm, Naser Shalës, ka thënë se prokurori i rastit, Mario Salustro ka kërkuar 30 paraburgim për të ndaluarit e sotëm. Ndërkaq vendimi pritet të merret rreth ora 19:00.Fatmir Limajt i është bërë ftesë nga Gjykata Supreme që të paraqitet në këtë Gjykatë sot në orën 17:00, për të trajtuar procesin e akuzave në rastin “Kleçka”, bëjnë të ditur burime të Kosovapressit.Më herët pjesëtarë të policisë së EULEX-it kanë nisur aksionin për gjetjen e vendndodhjes se Fatmir Limajt, nënkryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, bëjnë të ditura burime të Kosovapress-it.Ai akuzohet për kohën sa ishte ministër i Transportit dhe Post-telekomunikacionit, si dhe për rastin Kleçka, i kthyer në rigjykim, para pak ditësh.Anne Blanksma, zyrtar për informim në EULEX, ka thënë se sot policia e EULEX, ka zhvilluar një operacion arrestimesh gjatë të cilit ka arrestuar tre persona, emrat e të cilëve nuk i ka bërë publik.Ai ka thënë se nga personat e arrestuar, nuk është Fatmir Limaj. I pyetur nëse po kërkohet Limaj, ai nuk ka pranuar të jap sqarime. “E gjitha ajo që mund të them është se personat e arrestuar akuzohet për krime që kanë të bëjnë me kohën e luftë”, ka thënë Blanksma.Kosovapress ka folur edhe me Demir Limaj, vëllai i Fatmir Limaj, gjithashtu i akuzuar, i cili ka pohuar se deri në këto momente nuk kanë asgjë zyrtare nëse, po kërkohen nga dikush. “U nuk mund të jap asnjë deklaratë përderisa nuk ka asgjë zyrtare lidhur me këtë çështje”, është përgjigjur ai përmes telefonit.Gjithnjë sipas të njëjtave burime, pasi janë ftuar për intervistë, nga policia e EULEX-it sot janë arrestuar tre të akuzuarit në rastin Kleçka: Nexhmi Krasniqin, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.