Daçiç: Kosova i është rrëmbyer Serbisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2012, 14:52
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë” dhe se tani duhet të ruhet ajo që mund të shpëtohet.“Askush nuk do të na e kthejë Kosovën nëse themi se nuk duam në Bashkimin Evropian. Serbia ka arritur të kthehet në tavolinën e bisedimeve dhe se do të ishte krejtësisht e gabueshme që tani të largohemi” tha Daçiç.Këto komente ai i bëri para gazetarëve, i pyetur për ta komentuar deklaratat e Patriarkut Irinej se Serbia duhet të shikojë drejt Rusisë dhe të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm nëse e mban Kosovën.