Kosovë, Fatmir Limaj 30 ditë në paraburgim
Kryetari i gjykatës supreme të Kosovës ka aprovuar kërkesën e prokurorit të EULEX-it dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve deputetit Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve të tij, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës dhe Naser Krasniqi.Avokatët mbrojtës të të dyshuarve vendimin e Trupit Gjykues të prirë nga një gjykatës polak e kanë quajtur, absurd, skandaloz dhe të motivuar dhe të ndikuar politikisht.Më 20 nëntor, Gjykata e lartë e Kosovës vendosi të kthejë në rigjykim Fatmir Limajn dhe tre ish bashkëluftëtarë të tij, gjashtë muaj pasi ata ishin liruar nga akuzat për krime lufte.Një trup i përbërë nga tre gjykatës ndërkombëtar dhe dy vendas të gjykatës së lartë, vendosi që kërkesa e prokurorit të çështjes për rishqyrtim të lëndës të merret për bazë pjesërisht.Në muajin maj të këtij viti deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës, në pjesën e parë të vitit 1999.Akuza, mbështetej kryesisht mbi dëshmitë e një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare, Agim Zogaj, i cili qe bërë i njohur si dëshmitari X, deri në muajin shtator të vitit 2011, kur kreu vetëvrasje në Gjermani.Ai për një kohë kishte mbajtur ditar ku kishte shënuar ngjarjet e përfshira në akuzë. Më 21 mars të këtij viti, pohimet e dëshmitarit qenë shpallur të papranueshme nga gjykata.