100-vjetori i Pavrësisë, festime dhe në Shkup, marrin pjesë Berisha e Thaçi
Në Shkup të Maqedonisë nisin sot festimet për 100-vjetorin e pavarësisë me një ceremoni zyrtare ku të pranishëm do të jenë kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi. Rrugët dhe bulevardet e Shkupit prej ditësh janë zbukuruar me simbolet kombëtare shqiptare për festimet e 100 vjetorit.Aktiviteti është organizuar nga ambasada shqiptare në Shkup dhe nën kujdesin e Zëvendës kryeministrit të Maqedonisë Musa Xhaferri.Ndërkohë pjesë e festimeve do të jenë pjesëmarrës nga politika e luginës së Preshevës dhe Kosovës.Sipas mediave maqedonase, pritet që liderët shqiptarë të Maqedonisë do të jenë sërish të ndarë në këtë festë. Në ceremoni do të jetë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe zyrtarët qeveritarë të kësaj partie, ndërsa nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen liderët e partive të tjera shqiptare.Ndërkohë festimet vijnë në një kohë të tensionuar, që pasuan vizitën e kryeminsitrit maqedonas Nikola Gruevski në Tiranë, ku në Tetovë ka patur trazira dhe janë djegur flamuj shqiptarë dhe maqedonas.