Ivanoviç: Haradinaj kur të kthehet nga Haga do bëhet kryeministër

Ish- sekretari shtetëror në Ministrinë serbe, Oliver Ivanoviç, mendon se Tribunali i Hagës do ta lirojë ish komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj, dhe kur ai të kthehet në Kosovë ai sërish do të bëhet kryeministër."Për shkak të afrisë së qëndrimeve politike me kryeministrin aktual Hashim Thaçi dhe background-it të përbashkët në UÇK, pothuaj se është e sigurtë se, pas kthimit nga Haga, Haradinaj do të bëhet kryeministër i Kosovës ", ka thënë Ivanoviç për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit.Ai ka thënë se Haradinaj, pavarësisht nga vlerësimet negative për të në Serbi, është shumë i dobishëm për Thaçin.“Tek Haradinaj, Thaçi sheh njeriun me të cilin mund të bëjë koalicion, që do t’i siguronte qeverisje stabile edhe për disa vite. Në ndërkohë Thaçi do ta ndryshojë Kushtetutën e Kosovës , me të cilën do të forcojë pozicionin e funksionit të presidentit”, tha Ivanoviç.