Kosovë, Kastrati: FSK do të pësojë ndryshime

Në prag të ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, komandanti i saj Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati ka deklaruar se në mes të vitit të ardhshëm kur skadojnë të gjitha kufizimet nga plani i marti Ahtisarit, atëherë FSK do të pësojë disa ndryshime, por, raportet me KFOR-in do të mbeten të njëjta. Me rishikimin e sektorit strategjik të sigurisë, FSK-ja do të rishikojë edhe strukturën, misionin dhe detyrat për të ardhmen.Pas përfundimit të kufizimeve të parashtruara në planin Ahtisari,FSK-ja do t’i dërgojë Qeverisë rekomandimet e saj se çfarë force, strukture, misioni dhe madhësie i duhet Kosovës. Përsa i përket emërtimit të kësaj force, kastrati ka thënë se kjo do të mbetet në dorë të qeverisë. Ai tha se FSK-ja është faktor që kontribuon për ruajtjen e paqes në Kosovë dhe faktor i besueshëm apo institucion i besueshëm për të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare.Përsa i përket arritjeve të FSK-së në prag të Ditës së saj, komandanti Kadri Kastrati thotë se krenohet me progresin e arrritur, por veçon ekipet e dominimit, të cilët kanë rrezikuar jetën për të pastruar fushat e minuara.Gjeneral Kastrati tha gjithashtu se FSK-ja është jashtëzakonisht e përgatitur për t’i kryer detyrat që aktualisht ka në mision dhe është forcë operacionale. FSk-ja do të jetë pjesë e paradës së madhe që do të zhvillohet në shqipëri me rastin e 28 nëntorit.