Ahmetaj:S`ka më vend për show. Sfidë kapaciteti njerëzor
Më shumë se gjysma e të rinjve shqiptarë nuk kanë një punë. INSTAT ka publikuar zyrtarisht shifrën alarmante prej 60 perqind të rinisë të papunë dhe qeveria shqiptare shton edhe një tjetër të dhënë, se vetëm në 6 mujorin e parë të 2013, pra në vitin zgjedhor, papunësia u rrit me 8%, krahasur me 2012.Për qeverinë, dy janë shkaqet kryesore për këtë nivel papunësie, edukimi jo cilësor tek të rinjte dhe mungesa e arsimit profesional.Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka theksuar se sfidë e vendit mbeten kapacitetet njerëzore e për këtë duhet një qasje me tregun e punës që do të sjellë zhvillimin e qëndrueshëm.Duke folur në seminarin me temë: "Vizioni dhe Prioritetet për punësimin dhe aftësitë 2020", Ahmetaj theksoi se kërkohet rritje ekonomike aftagjate për të prodhuar më shumë vende pune."Sfida e Shqipërisë është tek kapaciteti njerëzor Situata ekonomike në Shqipërië është më keq se çka treguar në dy vjet ish opozita në qeveri sot. Shqipëria është treg i vogël dhe i varfër që konkuron me tregje shumë më atraktive” tha Ahmetaj.Sipas ministrit Ahmetaj, edukimi në Shqipëri është kthyer në prodhim diplomash dhe jo në prodhim profesionesh. Prandaj sipas tij objetiv afatgjatë i qeverisë është arsimi profesional.“22 vjet nuk ka më vend për shoë. Këtë herë ose bëhen gjërat tamam ose ngelet. Arsimi profesional është një instrument i vërtetë punësimi. Objektivi i qeverisë është prodhimi i vendeve të punës. Ne e dimë ku është e keqja, nuk janë 40 universitetet apo shumë studentët që janë ulur në bankat e shkollës. E keqja është se duhet të drejtojmë dijen aty ku tregu ka nevojë nëse e bëjmë në dy vitet e ardhshme Shqipëria ka për të njohur rritjet ekonomike jo vetëm për 300 mijë vende pune por dhe të ketë më shumë. Këto janë rrjedhojë e politikave të zgjuara, modeste të një qeverie që është e bindur se roli i saj në ekonomi është i kufizuar, por instrumentet janë të pafundme” tha ai.Ndërsa ministri i mirëqënies sociale dhe rinisë, Erion Veliaj ka theksuar se sipas të dhënave zyrtare rezulton se 60% e të rinjve janë sot pa punë e për këtë duhet të ndërmerren masa të menjëhershme.“Kjo do të thotë se vetëm 40 % e të rinjve i kemi me një punë” tha ai, duke shtuar se për këtë duhet të vihen në levizje mekanizmat e harruar dhe duhet të funksionojë si duhet Shërbimi Kombëtar i Punësimit"Punësimi, Sequi: Qeveria projekte ambicioze që duhen zbatuarNdërsa Ambasadori i BE, Ettore Sequi theksoi se Bashkimi Europian ka axhendë të posaçme për prioritetet e punësimit dhe do ta ndihmojë qeverinë shqiptare për zbatimin e projekteve ambicioze.“Në nëntor në Sarajevë do të mbahet një samit me temë "Perspektiva e punësimit 2020". Shqipëria ka mbështetjen e Bashkimit Evropian për sa i takon punësimit .Qeveria shqiptare ka projekte ambicioze për punësimin, duhet t'i zbatojë ato. Tregu i punës i lidhur me ofertat dhe gatishmërinë që kemi për të mbështetur këto vende pune. Që të kemi rezultate konkrete duhet të mbështetemi në plane afatgjata në lidhje me punësimin.Ministritë e linjës duhet të kenë bashkëpunim të mirë, BE do japë mbështetje për projektet e tyre. Shqipëri ka kapacitete njerëzore të mëdha, është me rëndësi të përdoret siç duhet ky kapacitet.Me rëndësitë vihen në zbatim strategjitë afatgjata të punësimit. BE mbështetje Shqipërisë dhe institucioneve publike për të arritur rezultate konkrete” tha ambasadori Sequi.