Sequi: Burgjet të mbipopulluara. Naço: Shërbimi i provës në të gjithë vendin
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka deklaruar se kërkohet ende punë për të bërë sa I përket shërbimit të provës.Duke folur në një konferencë për këtë temë, Naço theksoi se do të ndërmerren masa për shtrirjen e këtij shërbimi në çdo rreth gjyqësor.
“Sdidat me të cilat përballet shërbimi i provës janë të shumta dhe zgjidhja do të tregojë rritjen e kredibilitetit të këtij institucioni. Ne do të punojmë për përmirësimin e trajtimit të të dënuarve, për shërbiminn mjekësor, për procedurat e ndryshme për lejet, etj” tha Naço.Gjithashtu ministri Naço theksoi se do të bëhen hapa përpara edhe për zgjerimin e sistemit të mbikqyrjes elektoronike. “Sistemi i mbikqyrjes elektronike tashmë është një projekt pilot vetëm për Tiranën por do të shtrihet edhe në të gjitha rrethet” tha ministri.Ministri i drejtësisë gjithashtu theksoi se qeveria shqiptare synon ta ngrejë drejtësinë drejt standarteve të kërkuara në mënyrë që këtij sistemi kaq të rëndësishëm t`i kthehen vlerat.Sequi: Mbipopullimi i burgjeve mbetet ende problem
Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi theksoi se një nga problemet që duhet zgjidhur është mbipopullimi i burgjeve.Sipas ambasadorit, Bashkimi Europian përmes projekti “IPA” në 2008-ën ka dhënë 68 milionë euro për sistemin e drejtësisë ku 40 milionë euro kanë shkuar për burgjet.