Thaçi: Me përmendore duan të mbulojnë turpet

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi mbajti tubim informativ me banorët e e rrethinës së Tetovës, duke drejtuar akuza në adresë të partisë shqiptare në pushtet dhe aktivitetet e saj për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar."Nuk ka gjë më të mirë se të kesh shtetin tënd, shumë mirë që e kemi Shqipërinë dhe që është Shqipëria, realiteti për shqiptarët jashtë Shqipërisë për këtë 100 vjetor të Pavarësisë është 100 vjet vuatje, 24 mijë të burgosur politik, 100 vjet mundime, shpërngulje, vrasje etj. Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të fshihet. Dikush në qeveri po tenton për të mbuluar turpin me një përmendore të Hasan Prishtinës, mirë shumë, por ai e ka për obligim të ngrejë përmendoren e Harun Aliut, e kishte shok, bashkëluftëtarë, kush e vrau atë, kush e bëri atë dëm? Thonë që e kanë ngritur një flamur 35 metra të lartë në Kërçovë, s’është e vërtetë flamuri është ngrit në Greshnicë e cila është larg prej rrugës kryesore 5-6 kilometra, e çon gishtin përpjetë se s’guxon ta prek kush atë flamur, po ku ka dorë më të zëzë kur me ngritje duarsh në parlament e zvogëluan flamurin për tre herë ma të vogël se ai shtetërori, e kushtetuta çka thotë, po kanuni çka thotë, për cka historikisht derdhin gjak shqiptarët? Në 100 vjetorin e Pavarësisë këta shqiptarët në qeveri e zvogëluan flamurin”, deklaroi Thaçi në një tubim me banorët e fshatrave të Tetovës.Ai bëri thirrje për mobilizim për të dënuar këto politika destruktive.“Duhet bashkërisht të veprojmë që të bindim njerëzit tanë se më gjëra të vogla nuk zgjidhen problemet, ne pa i zgjidhur dy çështje jashtëzakonisht të rëndësishme mos të kemi shpresa të kota se do zgjidhen problemet kryesore, e para është vendimarja e dyta buxheti i shtetit që duhet të marrim 35 përqind për jetën e shqiptarëve, aq sa arkëtohet nga ne. Jemi në një fazë delikate ku shumë mashtrime dalin në skenë, por do të bien ata shumë shpejt, ashtu krijohet një diskutim popujt serioz përherë historinë e vet mbas e shohin në mënyrë shumë serioze, si japonezët, si hebrenjët prandaj kanë shumë sukses në të tanishmen dhe të ardhmen”, theksoi Thaçi.