Liderët e Preshevës: Deklaratat e Daçiç për përmendoren e UÇPMB-së, kërcënuese
Liderët e partive shqiptarë në Luginën Preshevës thonë se përmendorja e vendosur për anëtaret e UÇPMB-së nuk paraqet provokim. Ata e kanë quajtur “kërcënuese dhe skandaloze” deklaratën e kryeministrit dhe ministrit të brendshëm serb, Ivica Daçiç.Daçiç ka thënë se vendosja e pllakës memorialë për anëtaret e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc (UPÇMB),në qendër të Preshevës përfaqëson një provokim të panevojshëm dhe shteti duhet të reagoj, madje ai ka këshilluar ata që e kanë vendosur ta largojnë vetë.Sidoqoftë, liderët e partive politike shqiptarë në atë pjesë kanë thënë se ky monument përfaqëson një akt për vëmendje dhe kujtim për shqiptarët e rinj të cilët kanë vdekur në vitin 2001.Drejtuesit e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë kanë thënë se të gjithë ata që kanë vdekur në vitin 2012 kanë qenë fëmijë të dikujt, dhe ata e meritojnë që emrat e tyre të mos harrohen.Nënkryetari i kësaj partie, Nexhat Behluli për “Tanjug” ka apeluar për gjakftohtësi në këto momente. Sipas tij nuk është momenti i duhur që të prodhohen problemet.“Pas vitit 2001 dhjetëra monumente përkujtimore janë ngritur për ushtarët e UÇPMB-së. Vetëm tani posa është ngritur një përkujtimore. Nuk shoh asnjë arsyeje pse monumenti përkujtimor në Preshevë të shkaktoj kësi reagimi”, ka thënë Behluli.Lideri i Unionit Demokratik në Luginën e Preshevës,Skender Destani ka thënë se ai nuk është i befasuar nga deklaratë Daçiçit, pasi pret gjithçka nga ai.“Deklarata e Dadiçit është skandaloze, kërcënuese dhe turpëruese. Kjo nuk është një deklaratë që duhet të vie nga një kryeministër. Nëse të gjithë ushtarët e ish-UÇPMB-së janë në liri, çfarë të drejte ka ai të na kërcënoj në këtë mënyrë”,ka thënë Destani.Edhe lideri i Unionit Demokratik të shqiptarëve,Rrahim Zulfiu, ka thënë se nuk e ka pritur një reagim të tillë nga Daçiç.Të premten e kaluar në Presheva është bërë zbulimi i memorialit që përmban emrat e 27 anëtarëve të UÇPMB-së të cilët ishin vrarë gjatë luftës në luginën e Preshevës.