Kosovë, miratohet krijimi i BERZH-it
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila tashmë ka marrë dritën e gjelbër drejt miratimit edhe në Kuvendin e Kosovës.Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është shqyrtuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.Thaçi ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në BERZH,është i një rëndësie të veçantë, ku përveç se është reflektim i besimit të shteteve anëtare të BERZh-it në demokracinë kosovare, por gjithashtu anëtarësimi në bankë do të ofrojë mbështetje të madhe në rrugën drejt forcimit të ekonomisë së lirë të tregut.Ministri i Financave, Berdi Hamza lidhur me BERZH-in ka thënë se ministria që ai drejton ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që dalin nga marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në këtë bankë.Pas paraqitjes së projektligjin për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kabineti qeveritar e miratoi atë me vota unanime, duke ia hapur kështu rrugën për miratim drejt Kuvendit të Kosovës, ku duhen 2/3 e votave për t'u ratifikuar.