Gjenden prindërit biologjikë të Marias?
Gjenden prindërit biologjik të Marias, vajzës së vogël e cila u gjet javën e kaluar në një kamp romësh në Greqi.Mediat ndërkombëtare theksojnë se prindërit e vogëlushes mund të jenë bullgarë.
E ëma është identifikuar si Sasha Ruseva, 35 vjeç dhe babai si Atana Rusev 37 vjeç të cilët janë arrestuar sot në qytetin Stara Zagora në qendër të Bullgarisë.
Gruaja, nënë e 10 fëmijëve, mendohet ta ketë sjellë në jetë vogëlushen në qytetin grek të Lamias, që ndodhet shumë pranë vendit ku gjet vogëlushja.
Gruaja, e cila mendohet se është nëna biologjike e Marias është në pritje të testit të ADN-së për të përcaktuar nëse vogëlushja është vërtetë e bija.
Dokumente nga Lamia tregojnë se Ruseva e lindi vajzën më 31 janar 2009. Bëhet fjalë për të njëjtën datë të dhënë për ditëlindjen e Marias nga çifti i romëve që u arrestua më herët gjatë muajit.Ruseva u përpoq ta regjistronte të bijën 10 ditë pas lindjes, ndërkohë që sipas një dokumenti ajo ka thënë se ishte beqare dhe se nuk e dinte se cili ishte babai i foshnjes.