Zgjedhjet vendore, delegacioni i Kosovës sot në Bruksel
Me ndërmjetësimin e BE dhe OSBE-së zhvillohet sot në Bruksel takimi i radhës i Grupit për zgjedhjet vendore në Kosovë.Në takim pritet të bëhet vlerësimi i procesit zgjedhor për javën e fundit, si dhe do të diskutohen të arritjet e palëve në plotësimin e detyrimeve për organizimin e zgjedhjeve.Delegacioni i Kosovës kryesohet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ndërsa do të marrë pjesë edhe Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka.Ndërkohë dialogu me Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të vazhdojë në nëntor.Mediat kosovare kanë deklaruar më herët se dy kryeministrat Thaçi dhe Daçiç do të takohen javën e parë të nëntorit, menjëherë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 3 nëntor.Në prill të këtij viti kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç arritën një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.Marrëveshja parashikon edhe përfshirjen e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe për herë të parë në zgjedhjet për pushtetin komunal.