Emri, nis raundi dyditor i bisedimeve në Nju Jork

Në Nju-Jork sot fillon raundi dyditor i bisedimeve për emrin, i thirrur nga ndërmjetësi i OKB-së për kontestin e emrit, Methju Nimic.Është paraparë që sot të mbahen takime të veçanta të Nimicit me përfaqësuesit e të dy vendeve, ambasadorin Zoran Jolevski dhe diplomatin grek, Adamantis Vasilakis. Për nesër në mëngjes është paraparë takim i përbashkët në selinë e Kombeve të bashkuara, si dhe konferencë për shtyp në të cilën do të prezantohen rezultatet nga bisedime.Takimi mbahet pas rekomandimit të ri, të pestit me radhë rekomandim pozitiv i Komsiionit evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, ndërsa para samitit të Këshillit të Evropës në dhjetor dhe të NATO-s, i cili do të mbahet nëBritaninë e Madhe vitin e ardhshëm, me ç'rast Maqedonia pret përparim në integrimet e veta, por druhet se Greqia do të vazhdojë me përdorimin e vetos.Pas takimit të shtatorit në Nju-Jork, ku në Kombet e Bashkuara minsitri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki u takua me kolegun grek Evangellos Venizellos, Poposki lajmëroi se nuk ka përparim dhe se në mesin e qëndrimeve të të dy vendeve ka male.Gjatë takimit në prill të këtij viti, ambasadori Nimic dha propozim të cilin më pas, në fillim të shtatorit, e prezantoi edhe gjatë vizitës në Maqedoni dhe në Greqi. Por, pas këtyre takimeve, Greqia kumtoi se insiston në pozicionet e saja fillestare në kontest, se çdo zgjidhje për kontestin do të duhet të zbatohet në të gjtiha rastet, sipas formulës së tyre erga omnes.