Victoria dhe David Beckham100 mijë stërlina në ditë fitim

Victoria e cila lindi nga hija e grupit te njohur Spice Girls, është kthyer sot ne një femer te mirëfillte biznesi qe po e rrit çdo dite popullaritetin e saj fale linjës se saj te modës deri ne atë pike sa te eklipsoje edhe bashkëshortin e saj te famshëm.Përllogaritet se të ardhurat vjetore të Beckham për vitin 2012 te kenë qenë rreth 40 milion euro, shumë e cila vjen për shkak të përfitimeve të David nga sponsorët dhe pagat e majme të tij. Por mendohet se gjatë vitit 2012, edhe Victoria ka arritur të kontribuojë shumë në këtë drejtim, dhe llogaritet se të ardhurat e saja për këtë vit të kenë qenë deri ne 3.4 milion euro.Gjatë vitit të kaluar ajo ka qenë prezent në shumë java të modës së lartë dhe emra të mëdhenj të artit, përfshi Gwyneth Paltrow, Julia Roberts dhe Beyonce kanë qenë në krye të listës së fansave të saj.Vendimi i Victorias për tu përfshirë në fushën e modës, duket se ka ndikuar edhe te vendimi i David për tu larguar nga futbollin në fund të sezonit të kaluar, i cili edhe pse aktualisht jashtë fushës, vazhdon akoma të përfitojë shuma të mëdha falë imazhit të tij të jashtëzakonshëm.