Ç`farë po ndodh me Kris dhe Bruce Jenner?
Thashetheme të ndryshme kanë qarkulluar lidhur me ndarjen e Kris dhe Bruce Jenner.
Pikënisjen këto fjalë e kanë pasur që një vit më pare, por çifti i ka mohuar. Në intervista të shumta ata kanë vërtetuar të kundërtën dhe më pas e kanë provuar, pasi shpesh shfaqeshin në publik ose tapetin e kuq të kapur përdore. Por sic kanë bërë me dije burime të shumta, gjithçka ishte një gënjeshtër dhe tani çifti e ka pranuar.
Kris e cila është nëna e Kim, Kortney , Khloe dhe Robert nga martesa e saj e pare, ka dhënë një intervistë ku ka shpjeguar se momentalisht ata po jetojnë në rezidenca të ndryshme.
Por ajo që nëna e 6 fëmijëve përfshirë Kyle dhe Kendall nga martesa me Bruce, ka dashur të theksojë, ka qenë se të dy janë shumë të lutmur dhe këtu ka përfshirë dhe ish bashkëshortin.
Por pas një takimi me këtë të fundit në Jenner Communications offices në Los Angelos, fytyra e 63 vjeçarit pohonte të kundërtën.
Më shumë se i mërzitur ai dukej i stresuar, pasi gjatë vajtjes u vu re të mbante syze dhe kur u kthye ishte pa to, por fytyra e tij është ajo e cila shpreh dhe gjendjen emocionale.
Ndryshe nga ai, Kris u pa të dilte më e buzëqeshur se kurrë e veshur me një kostum serioz, një palë syze dhe çantë të kuqe. Në intervistat e dhëna ku Bruce është pyetur në qoftë se mendon të krijojë një romancë të re, ai e ka mohuar këtë gjë duke thëne :
"Unë jam një baba, një familjar, dhe kam fçmijë. Mosha ime nuk është e përshtatshme për të tilla gjëra".
Por ajo e cila ende nuk dihet se si do të zgjidhet, është ndarja e pasurisë së çiftit të cilët zotërojnë 125 milionë dollarë, krahas shumë shtëpive dhe rezidencave.
Pavarësiht se asnjëri prej tyre nuk ka punësuar avokat për t`u kujdesur për çështjet e divorcit dhe nuk po bëjnë asnjë hap për të nisur proçedurat e këtij të fundit, përgjysmimi i pasurisë për ta ndarë me njëri tjetrin do të jetë diçka e cila na lë kurioz.
