Mariah Carey: Gëzuar ditëlindjen Nick… Jam duke pritur për ty

Nick Cannon, bashkëshorti i Mariah Careyt, ditën e djeshme festoi 33 vjetorin e tij së bashku me familjen. Po cila ishte dhurata e Mariah për Nickun?Fillimisht ajo postoi një fotografi  të saj intime në rrjetin social Twitter mbi të cilin kishte shkruar : "Gëzuar Ditëlindjen Nick… Jam duke pritur për ty. " Krahas këtyre, këngëtarja kishte shkruar dhe disa shkronja të tipit GHL, që ende nuk dihet me saktësi se çfarë do të thonë dhe KKLB që do të thotë "Ok, Ok Lover Boy."Cannon duket se sapo ka kaluar një ndër ditët më të bukura të jetës së tij. Datën 8 tetor ai e ka kaluar nën shoqërinë e bashkëshortes Mariah dhe dy binjakëve Moroccan dhe Monroe. Çifti shfaqen në shtëpinë e tyre muret e së cilës janë të mbushura nga fotografi duke shijuar një darkë të qetë familjare.Por këtë ditëlindje ai duket se ka preferuar ta organizojë ndryshe nga ajo e  vitit të kaluar.  Për 32 vjetorin e  tij Nick organizoi një festë të madhe me kapele së bashku me Mariah dhe jo vetëm. Së bashku me çiftin u fotografuan dhe të tjerë të njohur tek të cilët mund të rendisim Efren Ramirez dhe Wilmer Valderrama. Fotot e shkrepura menjeherë pas asaj nate u postuan në rrjetin social të  Cannon, regjizorit të klipit të Mariah , një këngë kjo ku ajo u aksidentua duke thyer dhe krahun.Pasi u fajsua  nga fansat e këngëtares, Mariah duke dashur të mbrojë bashkëshortin e saj dha intervsita ku shpjegonte se nuk ishte faji i tij për ngjarjen e ndodhur. Sipas krijueses së hitit  "Hero " gjithçka ishte një pasojë e pakujdesisë së saj, pas paralajmërimeve të shpeshta të Nick.