Vajza e Eminem shpallet “Mretëreshë”
Rapperi i njohur Eminem asnjëherë nuk e ka mohuar se prioriteti në jetë është vajza që ka me ish bashkëshorten Kim, Hailie Scott Mathers.
Krijuesi i hitit “Not Afraid” gjithashtu i ka dedikuar një sërë këngësh të tilla si “When Im Gone” ku shfaq dhe portretin e saj të cilin e ka pikturuar në krahë, ose “Hailies Song”, një këngë kjo me shumë vargje prekëse.
Por së fundmi duket se vajza e tij e vogël, tashmë është rritur dhe është shpallur mbretëreshë. Në një ballo të zhvilluar ku 17-vjeçarja ishte pjesëmarrëse, midis shumë bukurosheve të tjera, Hailie u përzgjodh si më e bukura.
Me një status të postuar në rrjetin e saj social Twitter ku adoleshentja është shumë aktive, ajo kishte shkruar :"Jam shumë e lumtur dhe krenare që më në fund u shpalla Mretëreshë. Është një nder dhe bekim i madh për mua."
Por edhe pse Hailie është e vetmja vajzë biologjike e Eminem dhe Kim, ka dhe 2 motra të tjera të adoptuara. E para quhet Whitney dhe është vajza e Kim nga një romancë e dikurshme, ndërsa tjera quhet Alaina dhe është vajza i motrës së Kimit, por të dyja rapperi i ka adoptuar ligjërisht.