Puff Diddy: Ndihem shumë krenar për vajzat e mia!
Edhe pse emri i vërtetë është Sean Combs, përsëri këngëtari i rrymës hip hop ka zgjedhur që emri i tij artistic të jetë Puff Diddy. I njohuri për shumë këngë hite së fundmi është shfaqur në New York së bashku me 3 vajzat e tij.
Ditën e Shtunë rapperi u fotografua në rreshtin e parë të “Swarovski Children Fashion”, gjatë “Kids Fashion Week”.
Sean u pa t`i kushtonte vëmendjen maksimale vajzave të tij të cilat sfiluan për disa minuta.
Fillimisht u shfaqën dy binjaket D`Lila e veshur me një fustan blu, dhe Jessie me një fustan rozë.
Pasi pozuan si të ishin modele profesioniste, në passarelë mbizotëroi figura dhe prezenca e Chance Combs vajzës më të vogël të familjes.
Kjo e fundit e cila e ishte e veshur me një fustan bardhë e zi u pa të mbante përdore një tjetër vajzë bjonde, më të re në moshë se ajo.
Menjëherë pas sfiladës dhe pasi pozoi me vajzat e tij, Puff Diddy postoi një status në Twitter ku shkruante :
"Nuk gjej fjalë të përshkruaj krenarinë që ndjej për vajzat e mia.Është ndjenja më e bukur që kam përjetuar. "
Por këto nuk janë fëmijët e vetëm të rapperit.
Ai gjithashtu ka dhe dy djem të tjerë nga romanca që kishte në gjimnaz me Misa Hylton Brim. 20 vjecarin Justin dhe 13 vjeçarin Christian.


