Usher: Stërvitem çdo ditë si një atlet i vërtetë
Këngëtari i famshëm Usher sapo ka dhënë një intervsitë për revistën “Men`s Health” e cila pritet të dali gjatë muajit nëntor. Këngëtari ka shpejguar çdo detaj të mundshëm lidhur me fizikun e tij dhe rolin e ri që do të luajë në filmin “Hands Of Stone”.
Këtu Usher do të ketë rolin e një boksieri legjendar të quajtur Sugar Ray Leonard. Për t`i ngjarë sa më shumë këtij personazhi këngëtarit i është dashur të punojë jashtëzakonisht shumë, kryesisht me trupin e tij. Ai ka shpjeguar se çdo ditë stërvitet si një atlet i vërtetë.
Çdo ditë Usher shkon në palestër, praktikon boksin e më pas ecën përreth 20 milje me biçikletë. Krijuesi i hitit “Scream” ka rrëfyer se është një person i cili punon shumë për të arritur rezultatin që kërkon nga vetja. Dhe në këtë rast Usher i është dashur të përballojë sfida të njëpasnjëshme. Ai ka pohuar se është një njeri i cili gjithnjë e shmang dhimbjen, duke e mbajtur përbrenda edhe pse në fund vuan. Anëtari i jurisë së konkursit të zërave më të mirë “The Voice”, gjithashtu ka bërë dhe një fotoset.
Në foton e parë ai shfaqet në një sfond të bardhë , i djersitur dhe me një peshqir rreth qafës duke dashur të tregojë rezultatin pas shumë orëve stërvitje në palestër. Ndërsa në foton tjetër, Usher paraqitet duke praktikuar boksin tërësisht serioz.Por në foton e kopertinës së revistës, këngëtari duket i buzëqeshur me një palë doreza boksi të varura në qafë duke ekspozuar trupin muskuloz.