Lady Gaga “zhvishet” për kopertinën e albumit "Artpop"
Këngëtarja Lady Gaga ka qenë ajo që ka pushtuar jo vetëm mediat me deklaratat e shumta por edhe shume vende të ndryshme të botës me turin e saj të koncerteve.
Albumi i shumëpërfolur "Artpop" është ai të cilin jo vetëm fansat e saj por të gjithë janë duke e pritur me padurim pasi në aparancë është shfaqur vërtetë premtues.
Por këngëtatrja emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, i shokoi të gjithë pasi pranoi se të gjitha këngët e këtij albumi i kishte inçizuar nën efektin e lëndëve narkotike.
Pas i zhgënjeu disi fansat dhe teleshikuesit me të tilla pohime ajo i ka surprizuar me një postim në rrjetin social Twitter ku është vërtetë shumë aktive.
Gaga postoi një fotografi të saj ku shfaqej tërësisht e zhveshur, duke u përpjekur të mbulohej disi. Më pas këngëtarja zbuloi se kjo ishte fotoja e kopertinës së albumit "Artpop" i cili pritet të dale në datën 13 nëntor të muajit të ardhshëm.