Katie Price prezanton botën me djalin e saj!

Katie Price është një ndër femrat më të njohura të reality showt dhe më joshëset. Por edhe pse është nëna e katër fëmijëve ajo ende vazhon të jetë po aq magjepsëse sa dikur.Katie së bashku me bashkëshortin e saj Kieran Hayler, kanë pozuar për revistën e njohur “OK”,  si dhe kanë dhënë një intervsitë ekskluzive. Në foton e kopertinës shfaqet  Katie me djalin e sapoardhur në jetë të quajtur Jett Riviera, të cilin e mban në krahë, ndërkohë që kokën e ka mbështetur tek bashkëshorti.Çifti simpatik në intervistën e dhënë ka shpjeguar shumë detaje jo vetëm lidhur me lindjen e tij të parakohshme por edhe me shëndetin momental të të voglit. Ata kanë shpejguar se lindja e Jett nuk ka qenë diçka e lehtë pasi ndodhi 8 javë përpara datës së parashikuar. Katie shpjegon :"Gjithçka ndodhi shumë shpejt gjatë kohës që ne ishim duke pushuar në Spanjë. Por edhe pse mund të duket e habitshme, ai është njësoj si të gjithë foshnjet e tjera. Jett arriti ta merrte veten shumë shpejt dhe shëndeti i tij shkon për mrekulli."Krahas fëmijës së vogël që erdhi në jetë vetëm dy muaj më parë, Katie është nënë e 3 fëmijëve të tjerë nga martesa e saj e dikurshme me Peter Andre. Vajza më e madhe është 11 vjeç dhe quhet Harvey, më pas vjen  8 vjeçari Junior dhe 6 vjeçarja Princess. Katie ka shpejguar se pavarësisht se e ka pasur të vështirë t`i shpejgojë shumë gjëra rreth familjes së re që i është dashur të krijojë, përsëri ndihet mirë që më në fund Princess ka pranuar gjithçka.