Vanessa Hugdens: Nuk më pëlqejnë festat dhe lëndët narkotike
Edhe pse ajo është një nga personazhet më të famshëm të botës së televizionit asnjëherë nuk kemi dëgjuar të ketë rënë pre e lëndëve narkotike ose skandaleve të ndryshme dhe në një intervistë të dhënë ajo ka dhënë një shpjegim lidhur me gjithçka.Pasi ka bërë një fotoset të mrekullueshëm për “Cosmo and Campus”, aktorja ka dhënë një intervistë ekskluzive. Në fotografitë e bëra ajo shfaqet me një look tejmase natyral. Vanessa gjithnjë ka pohuar se asnjëherë nuk i ka pëlqyer të dalë nga thjeshtësia dhe të shfaqet kudo me tualet ose veshje të ngarkuara.
Në fotografinë e parë këngëtarja shfaqet me një veshje të thjeshtë, ngjyrë të bardhë të qëndisuar, ku ajo që dallon është kurora me lule që ka mbi flokët e lëshuar të errët. Ndërsa në foton tjetër këngëtarja shfaqet me flokët e kapur , ku ato të cilat menjëherë të tërheqin vëmendjen janë aksesorët e ndryshëm .Por fotoja e kopertinës është ajo me të cilën aktorja prezantohet , ku shfaqet më magjepsëse se kurrë.
Ndër shumë pyetje të bëra Vanessa përzgjodhi të fliste për mikën e saj të ngushtë Ashley Tisdale. Fillimisht ato janë njohur në filmin "High School Musical" e më pas kanë arritur të formojnë një shoqëri të fortë, pavarësisht se rolet e tyre në këtë film ishin kundërshtare.
Vanesa rrëfen se Ashley gjithnjë i thotë se është një person shumë i besueshëm, dhe përkëtë të fundit ajo ka shpjeguar se është një mike e cila gjithnjë përpiqet ta mbrojë. Por aktorja nuk ka harruar të përmendi edhe festat të cilat shumë të rinj i preferojnë. 24-vjecarja mendon se ato nuk janë vende të përshtatshme për të, asaj i pëlqen të kërcejë por jo në një vend ku njerëzit shfrenohen. Lidhur me lëndët narkotike Vanessa Hugdens siguroi se gjithnjë është përpjekur t`i mbajë larg vetës, por pas një dite të gjatë dhe të lodhshme në punë nuk ja mohon vetës konsumin e një çokollate dhe një gote me verë.