Kimi dhe North West në mbështetje të Kanye
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2013, 12:13
Reperi i njohur Kanye West është shoqëruar nga partnerja Kim Kardashian dhe vogëlushja North ditën e djeshme në shfaqjen e prezantuesit Jimmy Kimmel. Ai është fotografuar gjatë mbërritjes në studion e ABC me makinën e tij luksoze Lamborghini.

Kanye është dukur i qeshur, ndërkohë që në krah ka pasur Kim Kardashian.
Mamaja e re ishte veshur me një fustan të ngushtë të ngjitur pas trupit dhe një palë çizme super të gjata. Ndërsa vogëlushja e thirrur prej tyre Nori ishte vendosur në karrocën e bebeve.
