Gëzuar ditëlindjen Simon Cowell!
Ai është një ndër kritikët e zërave më të njohur televiziv, dhe kohët e fundit është lakuar shumë për jetën e tij personale.
Bëhet fjalë për Simon Cowell i cili ditën e hënë festoi ditëlindjen e 54-të, nën shoqërinë e rrethit të ngushtë shoqëror por edhe të Terri Seymour. Kjo e fundit është një modele bukuroshe por njëkohësisht dhe ish e dashura e Simon, me të cilën ai përfundoi romancën në vitin 2008.
Por mesa duket Simon përveçse është një mik shumë i dashur i saj, është kthyer dhe në shoqëruesin kryesor të Territ gjatë asaj dite. Çifti u pa të ecnin për një kohë të gjatë me makinë, e më pas u ndanë për pak kohë. Ndërkohë që modelja ndaloi në një sallon bukurie në Beverly Hills, Simon përfundoi disa përgatitje.
Dhe pak kohë më pas, ata u ribashkuan për tu rikthyer sërish në rezidencën e anëtarit të jurisë së X-Factor ku u zhvillua dhe një festë madhështore për ditëlindjen e tij. Një tjetër surprizë për 54 vjecarin ishte dhe një urim i grupit të vajzave "Fifth Harmony" të cilat u shfaqën në konkursin e zërave më të mirë vitin e kaluar, ku kishin shkruar mbi një letër të bardhë me shaka :"Gëzuar ditëlindjen tënde të 87 Simon. Me dashuri Fifth Harmony."
Por ajo e cila i tërhoqi vëmendjen të gjithëve ishte e dashura e tij momentale Lauren e cila nuk gjendej përkrahë babait të ardhshëm të fëmijës së saj të dytë për të festuar ditëlindjen e tij.
