Kelly Clarkson prezanton albumin “Wrappet In Red”

Këngëtarja Kelly Clarkson filimisht u bë e njohur pasi fitoi vendin  e parë në “American Idol” dhe më pas me krijimin e shumë hiteve të ndryshme tek të cilat mund të radhisim “Behind These Hezel Eyes”, ose “My Life Would Suck Without You”. Dhe tani këngëtarja  e cila pritet të martohet fundin e këtij muaji , sapo ka bërë një performancë të shkëlqyer gjatë ditës së djeshme në “The View”.E veshur me fustanin e mrekullueshëm të  bardhë të një nuseje, këngëtarja ka lënë pa fjalë fansat e saj pas performimit me “Tie It Up” dhe këngën e krishtlindjeve,  këngë këto të cilat janë pjesë e albumit të saj më të ri, i cili quhet “Wrappet In Red”.Pas postimit të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kelly ka lënë të kuptohet që realizimin e një albumi të tillë ka ëndërruar që në fëmijëri dhe më në fund dëshira e saj më e madhe është bërë realitet. Por pasi ka performuar për miliona fansa në të gjithë botën të cilët kanë ndjekur turin e saj të koncerteve, tashmë është gati të publikojë albumin e saj në datën 29 të këtij muaji e më pas të lidh  jetën me martesë me të fejuarin e saj Brandon.Kelly e cila gjithnjë është shprehur se nuk ka dashur të këtë fëmijë, tani është shumë entiziaste për krijimin e një familje të re. 31-vjeçarja është bërë nëna e dytë e Savannah dhe Seth, dy fëmijët e Brandon nga martesa e tij e parë. Krijuesja e hitit “Stronger” ka bërë me dije që roli i nënës i ka pëlqyer që kur ka nisur të jetojë me ta. Kelly ka shtuar në një intervistë:"Më pëlqen t`i ndihmoj për detyrat e shtëpisë dhe gjithashtu më pëlqen të luaj me ta. Ata janë dy fëmijë të adhurueshëm."