Christina Milan në “Dancing With The Stars”
Ajo është një këngëtare e famshme e skenës por duket se këto kohë ka vendosur t`i përkushtohet pasionit të saj për kërcimin. Vetëm pak kohë më parë, Christina Milian, është shfaqur në “Dancing With The Stars” dhe ditën e djeshme u fotografua duke shkuar në prova.
Këngëtarja e njohur, u pa e veshur me një bluzë ngjyrë gri të errët , xhinse, dhe një palë çizme të cilat tërhiqnin vëmendjen. Pak pasi kishte nisur praktikën me partnerin e saj të kërcimit Mark Ballas, Christina postoi një fotografi në rrjetin social Instagram e cila ishte shkrepur gjatë kohës së kërcimit.
Christina gjithashtu është dhe nëna e një vajze të quajtur Violet, nga martesa e saj e dikurshme me producentin e njohur amerikan The-Dream, një martesë kjo e cila zgjati shumë pak. Në intervista të ndryshme, këngëtarja është shprehur se producenti nuk kujdeset për vajzën e vogël, dhe rastet kur ai mund ta takojë janë vërtetë të rralla.
Por fakti që Christina ka lënë pas një martesë të dështuar edhe pse në një moshë të re nuk e kanë penguar të vazhdojë jetën e saj. Së fundmi është bërë me dije se ajo është martuar që në muajin Maj të këtij viti me Jas Price. Çifti e kishin bërë publike përpara shumë kohës lidhjen e tyre, por jo fejesën.
Pavarësisht se burime të shumta kanë siguruar redaksitë e ndryshme të lajmeve amerikane, as Christina dhe as Jas nuk kanë pohuar asgjë, dhe kjo për të shmangur shumë thashetheme ose paparacë të cilët nuk i lejojnë këngëtares hapsirën e duhur për të jetuar.