Katie Holmes ndjek stilin e Tom Cruise

Kohët e fundit kemi dëgjuar të flitet shpesh për aktoren e njohur Katie Holmes dhe rolin e saj si nënë.Pas incidentit të vajzës së saj të vogël Suri , Katie i është përkushtuar plotësisht shërimit të vajzës. Për t`i rikthyer humorin, vetëm pak ditë më parë ajo i bleu Surit Iphonin më të fundit.Nënë e bijë u fotografuan të dilnin përdore të nga dyqani i Apple ku ajo e cila vihej re menjëherë ishte lumturia që ndiente 7-vjeçarja.Por së fundmi aktorja ka arritur të lërë pafjalë shumë persona me veprimin e saj gjatë ditës së hënë. Jemi mësuar që Katien ta shohim të shfaqet gjithnjë të veshur me një stil të femrave tipike amerikane, deri kur ajo vendosi ta ndryshonte .Vetëm dy ditë më parë 34-vjeçarja u fotografua duke vrapuar drejt një taksie në rrugët e New Yorkut, por ajo e cila tërhoqi vëmendjen në mënyrë të menjëhershme krahas pantallonave të saj të lëkurës ishin dhe atletet Nike.Njësoj si ish bashkëshorti aktori i famshëm Tom Cruise dhe njëkohësisht babai i vajzës së saj me të cilin u divorcuan përpara disa kohësh, ajo nisi të vishej dhe të paraqitej në publik akoma dhe më sportive se dikur.Këto atlete që nuk janë aspak stili i saj, janë të përngjashme me një numër të madh atletesh që përdor dhe vetë Tom , pasi siç dihet ai është një adhurues i firmave të ndryshme si Nike ose Puma.