Ligji për nëpunësin civil, Rama: Kemi numrat për votim por duam mbështetje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2013, 12:26
Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se shtyrja e ligjit të nënpunësit civil ka si qëllim të krijojë kushte për zgjerimin dhe forcimin e administratës publike.Duke folur në seancën plenare, Kryeministri Rama është shprehur se mazhoranca i ka të gjitha numrat për ta votuar e vetme ligjin por kërkon bashkëpunimin e opozitës."Duke e garantuar opozitën që kjo shumicë është këtu për të mos përsëritur asnjë faj, gabim, e vijë sjelljeje në vazhden e sjelljes së vjetër dhe duke shprehur vullnetin e plotë pë të vazhduar të dialogojmë me të gjitha pjesët e opozitës pa asnjë përjashtim, mbetemi në dispozicion edhe në ditët në vijim e në një afat të arsyeshëm për disa ditë më vonë për të gjetur rrugn e arsyes dhe të konsensusit. I kemi të gjitha forcat numerike pë të garantuar atë konsensus që Kushtetuta parashikon por kemi gjithë vullnetin para se të përdorim këtë forcë të kërkojmë deri në sekondën e fundit mirëkuptimin dhe mbështetjen e opozitës në fuksion të mbarëvajtjes së shtetit dhe nënpunësve që votimi të jetë shprehje e këtij mirëkuptimi” tha Rama duke shtuar se shumica do të dëgjojë me shumë vëmendje të gjithë por do të udhëheqë sepse për këtë e kanë marrë mandatin.Ai e ka cilësuar bojkotin e opozitës si një përpjekje që nuk e çon asgjëkundi pasi sipas tij ligji i mëparshëm ishte i pazbatueshëm."Dua të shfrytëzoj këtë moment para Kuvendit për të thënë se përpjekja e opozitës në këtë drejtim nuk çon asgjëkundi. Nëse ne rrimë në vend dhe po të vazhdonim me aktin normativ, pasi nuk i krijon kohë qeverisë të përgatisë burxhetin, fondet për pagat e nëpunësve civilë, shkollën e administratës civile. këtë kohë gjendemi në vakum dhe pazabatueshmëri. Kjo shumicë dhe qeveria kanë vetëm një synim, që të kalohen ligjet me konsesus. Ligji i ri është i pazbatueshëm. Ne kemi vetëm një qëllim, që administrata publike të zgjerohet dhe forcohet e kjo periudhë të shërbejë për të bërë të gjitha ato amendime të ligjit të ri që nuk u bënë nga qeveria paraardhëse. Vetë hartuesit e projekt-ligjit të ri së bashku me eksperët e projektit të BE-së, të cilët ishin kyç për hartimin e këtij ligji, kanë parashikuar shtrirjen e efekteve të lkigjit, 1 vit për të bërë amendimet e nevojshme. Ne thjeshtë dhe vetëm po ndërhyrjmë për të penguar shtrirjen e kësaj pasoje si një vakum në administratën publike” tha Rama.
Rama: S'do ketë import të mbetjeve derisa të riciklojmë tonat
Kryeministri Rama gjithashtu ka shprehur kënaqësi që Kuvendi do të votojë për të çuar në vend një zotim solemn të marrë para shqiptarëve për ndalimin e importit të mbetjeve.“Shqipëria sot lëngon mes plehrash, është vendi më problematik përsa i takon mbledhjes së plehrave në Europë. Shqipëria nuk garanton asnjë standard europian në këtë fushë dhe Shqipëria nuk do të imortojë plehra. Ka vetëm një arsye që mafia u drejtohet vendeve si Shqipëri dhe vendeve të tilla që nuk kanë standarde të larta për kontrollin e tyre. Arsyeja është shumë e thjeshtë, paratë e pista që përfitohen nga ky biznes" tha RamaSipas tij, gjëja e parë dhe më e mirë që qeveria mund të bënte për Shqipërinë e rrënuar ishte bllokimi i importit të plehrave."Dhe kjo gjë nuk do të ndodhë deri ditën kur Shqipëria të mbledhë, seleksionojë plehrat që prodhon vetë. Kur të ndodhë kjo atëherë mund të importojmë. Nga këtu fillon rimëkëmbja, me një politikë tërësisht të re me mjedisin. Rruga për të shkuar deri këtu është e mundimshme por që kjo qeveria në këto 4 vite do ta shkurtojë, siç nuk e kanë bërë qeveritë gjatë 20 viteve e kanë lënë këtu ku është, ku miqësia bashkëjeton me plehrat. Ne do t’i heqim plehrat nga sytë e gjithëkujt që vjen për të vizituar Shqipërinë.” tha Rama.