Oketa: Vendimi i KQZ, akt primitiv. Presim vendimin e Kolegjit

Fryma e Re Demokratike e ka cilësuar si akt primitive vendimin e KQZ-së për përjashtimin e candidates së saj për garën për kryetarë bashkie në Korcçë. Në një deklarate për mediat, Sekretari i përgjithshëm Gazmend Oketa e theksoi se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve zbatoi urdhrin politik të Partisë Demokrarike“Vendimi i KQZ është zbatim i urdhrit politik të PD për largimin e kandidates sonë për bashkinë Korçë. KQZ bëri një akt  primitiv. PD i trembet garës elektorale dhe kërkon të kthehet situata e para viteve '90. KQZ e PD nuk bëri gjë tjetër vetëm një sulm ndaj pluralizmit politik. Klima armiqësore e PD ndaj FRD nuk shënon ngjarje të re. Strukturat e qeverisë që u largua kanë punuar për dëmtimin e FRD-së pasi PD është larguar nga parimet demokratike. PD kryesohet vetëm juridikisht nga Basha, me këtë akt ndahet vija me PD, pasi kjo parti ka degraduar. Do të ndjekim të gjitha procedurat e parashikuara nga kodi, duke e ankimuar në Kolegjin Zgjedhor.   Shpresojmë që Kolegji Zgjedhor do marrë vendim që i shërben interesit publik” tha ai.I pyetur për një bashkëpunim me PS-në, Oketa ka ka theksuar se FRD-ja nuk e sheh këtë si një tabu.“FRD është forcë moderne liberale, nuk e shohim këtë bashkëpunim si tabu. Bashkëpunimi me PD ka qenë një derë gjithmonë e mbyllur.  FRD është e hapur, do të japim kontributin tonë për shtetin e së drejtës” theksoi ai.I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku në një deklaratë për mediat zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, e konsideroi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të FRD terësisht politike.“KQZ shpreh keqardhjen për notat fyese të deklaratës së sotme të Sekretarit të Përgjithshëm të FRD. Me këtë deklaratë ndaj KQZ-së dhe vendimarrjes së djeshme të saj, Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, nuk bëri gjë tjetër por ripërsëriti qëndrimet politike që jo rrallë partitë politike kanë demonstruar ndaj KQZ, sa herë që vendimarrja institucionale, e mbështetur korrektësisht në ligj ka cënuar interesat e tyre. Duke marrë shkas nga ky deklarim me akuza politike ndaj institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në respekt të sqarimit të opinionit publik, theksojmë se: KQZ me vendimin e nr. 834, datë 09.10.2013 nuk ka bërë asgjë tjetër përvecse ka zbatuar në mënyrë rigoroze Kodin Zgjedhor, konkretisht nenin 68, pika 2, nenin 71, pika 2, nenin 72, pika 2, gërma d, dhe nenet 124, e në vijim të këtij Kodi. Kushdo që ka ndjekur mbledhjen e KQZ-së ditën e djeshme, pavarësisht faktit se sa njohuri ka për ligjin zgjedhor, ka dëgjuar edhe deklarimet e anëtarëve të KZAZ-së nr. 71 të Korçës të cilët ishin të pranishëm në mbledhje, që me pohimet e tyre në atë mbledhje dëshmuan se kishin marrë vendim për të rregjistruar kandidaten e FRD në shkelje flagrante te kritereve të rregjistrimit të kandidatëve të parashikuara në kuadrin ligjor zgjedhor” tha ajo.Në vijim Hoxhaj sqaroi se mbështetësi i paraqitur për kandidaturën e propozuar nga FRD, kishte mangësi serioze, pasi jo të gjithë zgjedhësit mbështetës kishin plotësuar numrin e dokumentit të identifikimit, u depozituan 190 (kopje dokumentësh identifikimi) nga 720 të kërkuarat, dhe vetëm në 20 raste ato ishin të nënshkruara prej mbështetësve. Mosplotësimi i këtyre kritereve ligjore, të parashikuara nga ligji zgjedhor, dëshmon se FRD nuk ka aritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të kërkuar ligjërisht, për të rregjistruar kandidaten për garën për kreun e Bashkisë Korçë.“Dëshirojmë të theksojmë se dokumentacioni mbështetës i paraqitur për kandidaturën e propozuar nga FRD, kishte mangësi serioze, pasi jo të gjithë zgjedhësit mbështetës kishin plotësuar numrin e dokumentit të identifikimit, u depozituan 190 (kopje dokumentësh identifikimi) nga 720 të kërkuarat, dhe vetëm në 20 raste ato ishin të nënshkruara prej mbështetësve. Mosplotësimi i këtyre kritereve ligjore, të parashikuara nga ligji zgjedhor, dëshmon se FRD nuk ka aritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të kërkuar ligjërisht, për të rregjistruar kandidaten për garën për kreun e Bashkisë Korçë. Barazia e palëve garuese në procesin zgjedhor nga nisja e deri në përfundim të tij, duke mos lejuar avantazh të njërës palë ndaj tjetrës, janë kërkesat bazë të Kodit Zgjedhor, për të cilat KQZ ka detyrimin ligjor të kontrollit të zbatimit të tyre. Nga ana tjetër ritheksojmë se: Vetë përfaqësuesi ligjor i Partisë Fryma e Re Demokratike në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nuk e mohoi faktin se ky subjekt zgjedhor nuk kishte plotësuar kriteret ligjore për paraqitjen e kandidaturës, dhe në mënyrë krejtësisht të pabazuar kërkoi më shumë kohë për të siguruar firmat e nevojshme për regjistrimin e kandidates së kësaj force politike në garën për kreun e bashkisë Korçë. Dëshirojmë të nënvizojmë se: KQZ si institucion i pavarur, i ngarkuar nga Kodi Zgjedhor me një mision shumë të rëndësishëm, është jashtë politikës, përmbush detyrën ligjore duke patur kriter vlerësimi, shtetin ligjor dhe asnjëherë deklaratat e kujtdo partie politike.Kodin Zgjedhor nuk e ka hartuar KQZ, ai është fryt i kompromisit politik i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. KQZ është organi i ngarkuar për të zbatuar rigorozisht frymën dhe çdo gërmë të Kodit Zgjedhor” theksoi Hoxhaj.