Shkrihet njësia elitë “Shqiponja”
Reforma në Policinë e Shtetit prek edhe njësinë elitë të policisë “Shqiponja”.Sipas një urdhri të Ministrisë së Brendshme kjo njësi është shkrirë duke iu bashkangjitur Patrullës së Përgjithshme.Janë 50 oficerë, që tashmë nuk do të vazhdojnë të jenë të veshur me uniformë operacionale por do të transformohen në komisariatet kryesore të vendit.Njësia elitë “Shqiponja” u rikrijua në dhjetor të vitit 2012 dhe funksionoi mjaft mirë në parandalimin e krimit të rrugës dhe kapjen në flagrancë të autorëve të ngjarjeve.Njësia elitë "Shqiponja" ka kapur në flagrancë 220 persona, ka bllokuar dhjetra armë zjarri si dhe ka vënë rreth 5500 gjoba qarkullimi.Gjithashtu janë shkrirë edhe postet e 12 zv.drejtorëve të policive të qarqeve dhe tashmë në qarqe do të ketë nga një zv.drejtor dhe jo nga 2 siç ishin më përpara. Ndërkohë kjo reform prek edhe Erzen Breçanin i cili disa ditë më parë u emëruar nëndrejtor i policisë në qarkun e Dibrës.