Gjirokastër, gjendet kufoma e një klandestini sudanez

Kishte udhëtuar me mijëra kilometra me ëndrrën për një jetë më të mirë, por ka humbur jetën në fushat e fshatit Asim Zeneli në Komunën Antigone të Gjirokastrës.Historia i takon një klandestini somalez, i cili me çantën e emigrantit në shpinë kishte kaluar disa shtete në drejtim të një prej shteteve perëndimore.  Por, rrugëtimi për Abdurahman Muhamet Yusef është ndërprerë në tokën shqiptare, pasi 25 vjeçari ka humbur jetën.Trupi i pajetë i është evidentuar fillimisht nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar autoritete lokale.Në raportin e ngjarjes, policia thotë se trupi i somalezit u gjet mes një fushe me kallamishte. Ekspertiza ka treguar se ndaj tij nuk është ushtruar dhunë, por trupi është dëmtuar nga qentë apo egërsirat.Në çantën që 25-vjeçari klandestin kishte me vete u zbuluan përveç sendeve personale dhe rrobave edhe një dokument identifikimi të lëshuar nga shteti Grek, ku duhet të ketë qëndruar në kampet e refugjatëve.Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor rezultori se ky shtetas ka tentuar të hidhet në krahun tjetër të fushës dhe ka rënë në llucë dhe për pasojë ka humbur jetën.Prej disa kohësh, kufiri jugor i vendit tonë po përballet me një fluks në rritje të emigrantëve klandestinëve të cilët synojnë kalimin tranzit drejt vendeve të Bashkimit Europian.Në këto përpjekje nuk kanë qenë të pakta rastet, kur klandestinë që udhëtojnë të vetëm kanë humbur jetën në tokën shqiptare.