Kuvendi voton ligjin e mbetjeve. Sokol Çomo, anëtar i KLD-së

Mazhoranca ka miratuar vetëm me votat e saj ndryshimet në ligjin për importin e mbetjeve. Ligji ka marrë 76 votat e  mazhorancës pasi deputetët e opozitës kanë bojkotuar edhe sot seancën plenare në shenjë proteste për shtyrjen e ligjit për nëpunësin civil.Në fjalën e tij të mbajtur në seancë, Ministri i mjedisit Lefter Koka është shprehur se ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve rrit riciklimin në vend."Projektligji sot është i hartuar në përputhje të plotë me kriteret e kërkuara nga BE.  Ligji i kaluar kishte mungesë në sistemin e monitorimit për hyrjen e mbetjeve, kryesisht ato të rrezikshme” u shpreh ai.Braçe: Shqipëria i ngjan një repubike të ndoturDeputeti i PS-së, Erjon Braçe ka akuzuar qeverinë e mëparshme se ka kërkuar të monipolizojë tregun e mbetjeve."Shqipëria i ngjan një republike të ndotur për shkak të keqmenaxhimit  dhe të gjitha mbetjet digjen nëpër fusha të cilët i quajnë landfille" ka theksuar Braçe duke shtuar se ndarja e mbetjeve nuk ka funksionuar.Peleshi:Importi i mbetjeve nuk ndihmon riciklimin