Makina përplas motorin e policisë, plagoset efektivi i policisë së Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2013, 22:13
Një punonjës i Policisë së Tiranës është plagosur mbrëmjen e sotme pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku motori i policisë është përplasur nga një automjet. Polici i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.