Vasili: Ndryshimet në polici të domosdoshme, rrisin efektivitetin

Aleati bashkëqeverisës i Partisë Socialiste përshëndet ndryshimin e kupolës së policisë së shtetit. Numri 2 i LSI, Petrit Vasili, në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News përballë drejtorit të Informacionit Patrik Sadikaj tha se ky ritëm i ri e shëndosh policinë dhe e bën atë më efektive në goditjen e krimit.“Situata e rendit dhe krimit pati një rritje të dukshme. Ndryshimet janë të domosdoshme, është pozitive se disa nga kuadrot e emëruar janë njerëz me eksperiencë shumë të gjatë dhe pozitive. Rimarrja e tyre është sinjal pozitiv. Besojse Ministri Tahiri u ka dhënë mundësinë e një prove të re këtyre kuadrove dhe jo privilegj, por nëse rezultatet mungojë do ketë rifreskime të tjera. Ky ritëm i ri e shëndosh policinë dhe kërkon një goditje më efikase të krimit të organizuar, por dhe atij ordiner” tha ai.Ndërsa na konfirmoi se referuar kalendarit të punimeve të parlamentit, akti normativ për ligjin e statusit të nënpunësit civil i miratuar nga komisioni i ligjeve me votat e mazhorancës nuk do të jetë pjesë e rendit të ditës në seancën e së enjtes, kreu i grupit parlamentartë LSI theksoi edhe njëherë qëndrimin pro të partisë së tij për shtyrjen me 6 muaj deri në hartimin e akteve nënligjore.“Sipas kalendarit do jetë javën që vjen. Ne s’kemi arsye të ndryshojmë mendim si LSI, e kemi shpjeguar gjerë e gjatë. Akti normativ bën fuknsional një ligj që në të tilla kushte është pa ekfekt dhe linte administratën pezull. Akti konstaton qartë se ligji i vjetër do vazhdojë të jenë në fuqi edhe për 6 muajt e ardhshëm. Është e vërtetë se kur ka bojkote ka mungesë të zërit alternativ. Kjo paraqet një lloj problematike, por problemi bëhet më paradoksal pasi PD e cila e ka kundërshtuar fort kur ishte në qeverisje, sot në opozitë bëhet aplikuese e saj. Ishte objekti më i papërshtatshëm për të aplikuar një instrument të tillë. Thotë është prishur konsensusi. Cili konsensus është prishur? Ligji ka hyrë në fuqi me 1 tetor, nuk i është ndryshuar asnjë nen. Hartimi i aktet nënligjore ishte një angazhim që e merrte përsipër qeveria që ishte në detyrë. Qeveria u kujdes të bëjë shumë e shumë punë të tjera, por jo këtë. Në momentin që ligji që hyn në fuqi, aktet do të kalonin në mbledhjen e qeverisë së radhës. Aktet s’kanë lidhje as me konsensus as politikë, janë çështje teknike. Megjitahtë nuk ka pasur lëvizje të mëdha. Por në fund të fundit ekziston po ai sfond ligjor që i lejoi qeverisë Berisha të ndërtonte atë administratë. Pasi kemi përdorur për 2 katërvjeçar radhazi , pse ky ligj tani shërben si instrument shantazhi?” deklaroi Vasili.Në debatin e ngritur mes mazhorancës dhe opozitës mbi gjendjen e arkës së shtetit, Vasili nuk sheh asgjë të gabuar që qeveria evidenton gjëndjen në të cilën ndodhet ekonomia, ndërsa e vlerëson emergjente likujdimin e detyrimeve ndaj biznesit.“Problemi duhet parë me gjakftohtësi. Janë disa qindra milionë dollarë borxhe për tu likujduar ndaj biznesit, të njohura edhe nga PD. Por një borxh i tillë për një buxhet të brishtë si vendi ynë sigurisht që përbën një peshë të jashtëzakonshme në një moment që rreziku i recesionit është tek dera. Në këtë situatë nuk ka asgjë të gabuar që qeveria e evidenton këtë gjë. Kjo është çështje filozofike, ka qeveri që preferojnë ta induktojnë këtë gjë, ka të tjera që e bëjnë të qartë para popullit. Motori që mbush arkën e shtetit është biznesi përmes tatimeve dhe doganave. Likujdimi i borxhit do të thotë se biznesi do fillojë të punojë, pra jo vetëm do krijojë të ardhura, por dhe do punësojë. Nëse vetëm në një ditë të vetme të ndalte biznesi shqiptar asgjë në këtë shtet nuk do funksiononte. Nuk na duhet mungesa e realizmit, më mirë ta themi dhe ta kalojmë sëbashku këtë situatë të vështirë” tha më tej ai.Në përfundim të intervistës Vasili foli dhe për proçesin e integrimit, ku deklaroi se shanset për marrjen e statusit kandidat janë më reale se kurrë më parë.“Vendimet që merren në Europë janë vendime konsensuale, vende që kanë djerësitur shumë për të arritur ato standarde. Duke qenë se ne duhet të jemi përmbushës të mirë të këtyre kritereve për tu bërë pjesë e familjes europiane, ata thonë që jeni shumë pak larg, por ka vetëpërmbajtje deri në vendimin final. Tre ligjet u votuan, po kështu standardet me zgjedhjet u arritën. Kemi arsyet më të forta si kurrë më parë për të qenë optimist për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE” përfundoi Vasili.